Profili dhe CV-ja
Krijo profilin tënd, ngarko CV-në dhe apliko me një prekje.
Bee-yond Recruitment
Bleta lidh punëkërkuesit me kompanitë. Gjej punën që i përshtatet profilit tënd, ose posto njoftime dhe zgjidh kandidatët e duhur, nga telefoni apo nga web-i.
Për punëkërkuesit
Krijo profilin një herë dhe lëre Bletën të të çojë te puna që të përshtatet.
Krijo profilin tënd, ngarko CV-në dhe apliko me një prekje.
Kërko sipas kategorisë dhe pagës: me kohë të plotë, me kohë të pjesshme, sezonale ose internship.
Shiko në hartë njoftimet e punës rreth vendndodhjes tënde.
Merr njoftim sapo publikohet një punë e re që përputhet me kërkimin tënd.
Bleta të organizon intervistat, në zyrë ose në Zoom, dhe të kujton para se të fillojnë.
Për punëkërkuesit Bleta nuk kushton asgjë, pa limit aplikimesh.
Për kompanitë
Njoftimet, kandidatët dhe intervistat në një vend, për gjithë ekipin tuaj.
Menaxhoni vetë profilin dhe krijoni sa kompani të doni nga e njëjta llogari.
Publikoni njoftime me kategori, pagë dhe lloj pune. Çdo njoftim kontrollohet para se të publikohet.
Shihni aplikimet dhe CV-në e çdo kandidati, dhe zgjidhni sipas profilit që kërkoni.
Rezervoni intervista në zyrë ose në Zoom dhe ndiqini në kalendarin ditor ose javor.
Ftoni kolegët në kompani që të punoni të gjithë nga e njëjta listë kandidatësh.
Njoftohuni në çast për çdo kandidat që aplikon.
Si funksionon
Falas në iPhone dhe Android, ose hape direkt në web.
Si punëkërkues me CV-në tënde, ose si kompani me të dhënat e biznesit.
Apliko në punët që të pëlqejnë, ose publiko njoftimin dhe prit kandidatët.
Çmimet
Falas për punëkërkuesit. Për kompanitë, viti i parë është falas.
Për punëkërkuesit
Falas
Për kompanitë
1500 lekë / njoftim
Për kompanitë
3000 lekë / njoftim
Pyetje
Po. Punëkërkuesit krijojnë profilin, kërkojnë punë dhe aplikojnë falas, pa limit.
Hap njoftimin e punës në aplikacion dhe shtyp "Apliko". Mund të aplikosh edhe me CV-në që ke ngarkuar në profil.
Zgjidh kategoritë që të interesojnë dhe, nëse do, pagën minimale. Bleta të njofton sapo publikohet një punë që përputhet me to.
Krijoni profilin e kompanisë në aplikacion ose në web dhe shtoni njoftimin. Çdo njoftim kontrollohet nga ekipi i Bletës para se të publikohet.
Po. Ftoni kolegët në kompani dhe të gjithë shohin të njëjtat njoftime, kandidatë dhe intervista.
Në iPhone, në Android dhe në çdo shfletues përmes app.bletahr.com.